Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

VENDI

Pasioni për futbollin, FSHF-ja e promovon në shkollat e kryeqytetit

Shkruar nga NEWSPORT
Pasioni për futbollin, FSHF-ja e promovon në shkollat e kryeqytetit

Pjesëtarë të Federatës Shqiptare të Futbollit kanë qenë të pranishëm sot në shkollën "Emin Duraku" në kryeqytet. Përmes një postimi në faqen zyrtare, FSHF bënte me dije:

"Të gjithë duan të jenë liderë dhe yje në fushën e futbollin, të gjithë duan të veshin një fanellë të skuadrës kombëtare, të gjithë e dashurojnë këtë sport, dhe futbolli tashmë është pjesë e të gjithëve. Por, mbi të gjitha, një pasion “i çmendur” i nxënësve dhe fëmijëve të cilët kanë rrëmbyer kohën e tyre dhe të prindërve për t’u shpërndarë në çdo vend ku trainohet dhe luhet. FSHF, paralel me Akademinë e Arbitrimit dhe në një fazë të mbylljes së sezonit në të gjitha garat ka nisur dhe do të vazhdojë, mbi bazën e një projekti të detajuar një promocion, dhe bashkëbisedim me të gjithë nxënësit e shkollave 9-vjeçare në kryeqytet dhe mbarë vendin. Jo thjesht dhe vetëm për të zënë një hapësirë kohe, por për të transmetuar shumë mesazhe tek ta në lidhje me futbollin, me lojën, me pasionin e tyre, por edhe me kujdesin real të trainingut në çdo nivel. Vetë FSHF ka qenë dhe do të vijojë të mbetet një institucion që zhvillon futbollin, dhe kryesisht të fëmijëve, që përmirëson edukimin e sportistëve e trainerëve, që kontribuon në përmirësimin e infrastrukturës, që nëpërmjet politikave e strategjive të saj ndihmon ekonomikisht klubet, dhe për rrjedhojë edhe ekipet zinxhir e fëmijët. Vetë nxënësit kanë një pasion të jashtëzakonshëm për këtë sport.

Së fundmi në këtë drejtim dhe në këtë nismë, FSHF nisi këtë të premte këtë promocion me një aktivitet në shkollën 9-vjeçare në kryeqytet, “Emin Duraku”, teksa kishte ftuar edhe një skuadër nga shkolla “Dora D’Istria”. Nxënësit e shkollës “Emin Duraku” janë njëherësh edhe finalistë të turneut “Coca-Cola”, finalja e të cilit do të luhet pas pak ditësh. Vetë zv/presidenti i FSHF-së Edvin Libohova përcolli përpara fëmijëve pikërisht, mesazhet për një kujdes të detajuar të FSHF-së nëpërmjet politikave të saj për futbollin e fëmijëve, për kujdesin karshi të gjithë rrjetit të trainerëve që punojnë me këta fëmijë. Një mesazh përcollën në këtë event edhe zv/ministrja e sporteve Nora Malaj, ish-futbollisti i mirënjohur Sulejman Demollari, të cilët ishin plotësisht në një linjë mesazhi me nismën më të fundit të FSHF-së. Pas shkollës “Emin Duraku”, aktivitete të tilla do të vijojnë edhe në shkolla të tjera, deri në përfundim të proçesit mësimor, teksa me sezonin e ri, FSHF do të jetë shumë më afër këtyre moshave me projekte të tjera".

Tags:

VENDI

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga