Teuta ndodhet një pikë më pak se Skënderbeu, me ekipet që rikthehen të luajnë në Durrës pas tërmetit shkatërrimtar të 26 nëntorit. Një ndeshje ndryshe pritet të luhet në “Niko Dovana” në 16:30, me lojtarët e Teutës që ende nuk e kanë kaluar tmerrin e përjetuar disa ditë më parë. Trajneri Bledi Shkëmbi ka kërkuar që vëmendja të largohet nga tragjedia, duke I mbajtur të tijët me moralin lart.
Skënderbeu vjen në këtë takim pas fitores ndaj Tiranës dhe shtyrja e kampionatit I ka shërbyer Ilir Dajës për të rregulluar gabimet e këtij sezoni. Të dy trajnerët pritet të jenë sulmues në fushë, duke kërkuar me ngul tri pikët. Shkëmbi luan ndaj ekipit ku fitoi shumë trofe, me korçarin që duhet të bëjë pa Kallakun dhe Khalid.
Formacionet e mundshme:
Teuta: Frashëri, Kuro, Hoxha, Arapi, Todorovski, Avdyli, Aleksi, Çyrbja, Vecaj, Kalaja, Nikaç
Skënderbeu: Koliçi, Meksi, Dita, Pollozhani, Pëllumbi, Daja, Taipi, Ndeki, Gripshi, Bregu, Krasniqi