
Pak ditë më parë, dëbora që pushtoi Durrësin bëri përshtypje të madhe duke qenë se prej vitesh në këtë qytet bregdetar, prej vitesh nuk shiheshin reshje të dëborës.
Stadiumi “Niko Dovana” u zbardh i tëri, ndërsa lojtarët e Teutës nuk nguruan që përveç stërvitjes të bënin edhe foto në një ditë që u quajt e veçantë në Durrës.
Por, këtë herë edhe Saranda është mbuluar nga dëbora. Stadiumi ku luan ekipi i Butrintit është zbardhur totalisht. Një tjetër pamje sa e bukur aq edhe e çuditshme duke qenë se nuk ndodh shpesh që në një qytet bregdetar në Shqipëri të ketë reshje të tilla bore.
Poll