
Modelja Erjona Sulejmani dhe futbollisti shqiptar që luan në kombëtaren e Zvicrës, Blerim Xhemaijli ishin një nga çiftet më të përfolura të shoë bizz-it.
Por prej disa kohësh tashmë, ata nuk janë më bashkë. Këtë gjë e ka konfirmuar më herët vetë modelja Sulejmani, por ndërkohë ditën e sotme ajo ka dhënë një sqarim lidhur me gjendjen e çiftin, por edhe atë të mbiemrit pas shumë lajmeve që dolën në mediat zvicerane.
Në një postim në rrjetet sociale, Sulejmani shkruan se e ka ende mbiemrin e Blerim Xhemajlit.
Më tej modelja specifikon se ka qenë ajo që e kishte lënë futbollistin e njohur dhe për këtë gjë shkak ishin bërë sipas saj, poshtërimi dhe dhuna psikologjike.
"Burri im nuk ma ka hequr mbiemrin dhe nuk është ish. Para se të kritikoj duhet të duhet të sqaroj grindjet dhe keqkuptimet sidomos ato ligjore. Sidoqoftë, burrin tim e lashë unë. Me guximin dhe dinjitetin që aq shumë gra nuk kanë, duke preferuar të mbajnë avantazhet e pasurisë me koston e çdo poshtërimi dhe dhune psikologjike", ka shkruar Sulejmani në llogarinë e saj në Instagram.
[gallery columns="1" size="full" ids="188305"]