Me largimin e Xhevair Sukaj drejt Malajzisë, Partizani ka gjetur një tjetër xhevair. Mesfushori me tipare sulmuese Realdo Fili ka shënuar një gol spektakolar përballë Ferencvarosh, ka bërë një paraqitje mjaft të mirë dhe ka marrë një notë maksimale në takimin e djeshëm. Të kuqtë investuan dhe besuan tek 20-vjeçari që la Apoloninë për të ardhur në kryeqytet në muajin janar. Partizani arriti të nënshkruante me futbollistin e talentuar duke siguruar shërbimet e një lojtari që premton një të ardhme të çmuar. Fili ka bërë thuajse gjithçka me të kuqtë në pak muaj. Ka shënuar tre gola, ka fituar një çmim si talenti i sezonit, ka shënuar në derbi në minutën e 95’, ka shënuar në Europa League përballë Slovan Bratislavës dhe së fundmi ka shënuar përballë Ferencvarosh në Champions League. Një bast i fituar për një lojtar që premton shumë.
Menaxheri Elton Marini dhe Realdo Fili me çmimin e talentit të sezonit
Fili kur luante për Apoloninë
Talenti nga Fieri me fanellën e kombëtares U-21
Realdo Fili duke festuar golin në Champions