Fitorja në derbi 2-1, që i mundësoi titullin kampion Partizanit u arrit falë përqëndrimit maksimal të lojtarëve dhe zbatimi i detyrave. “Supersport” zbuloi fjalimin e trajnerit Skënder Gega për të treguar kujdes gjatë ndeshjes dhe për të mos humbur asnjë top. Ai u kërkoi lojtarëve që të mos diskutonin asnjë vendim të arbitrit.
“Atanda, duhet të jemi të përqendruar. Lum, një kundër një. Do i ndjekni çdo goditje drejt Albanit. Dëgjoni pak. Është shi, do e shoqërojmë topin. Labi, Trashi, Belica, do e gjëmojmë topin.
Çuna, mos u merrni as me arbitrin kryesor, as me arbitrin anësor. Të mos shkojë asnjë te arbitri.
Keni një vit që djersisni, sakrifikoni, keni ardhur me meritë. Luani për ekipin, për tifozët, për familjen, deri në fund ndeshjes të jemi bashkë. Dakord çuna?! Hajde, fitore!”, shprehet Gega.
“Mos harroni, po fituam dalim kampionë!”, shprehet portieri dhe kapiteni Alban Hoxha.
© 2024 News Sport - Dev by Aplikacione.com.