
Ekipi i Kategorisë së Parë, Besa ka vendosur të përjashtojë nga ekipi mbrojtësin Gëzim Hoxha, i cili u konfliktuar me afrikanin Owuma Turadin, mesfushorin nga Guinea.
Ky vendim është marrë nga drejtuesit e klubit pasi mbrojtësi Hoxha ka shkaktuar probleme në miqësoren me Erzenin. Hoxha ka luajtur 6 ndeshje në pjesën e parë të sezonit, por nga ky moment, mbrojtësi duhet të gjejë një tjetër ekip për të vazhduar për pjesën e mbetur të kampionatit.
Kujtojmë që klubi i Besës ka huazuar tre lojtarë deri më tani, Xhoni Hoxhën, Sabri Rrocin dhe Franc Xhihanin, të cilët janë vënë nën urdhrat e trajnerit.
Poll