
Ivan Rakitiç është gjithmon e më pranë Interi. Mesfushori kroat do të largohet në fund të sezonit nga katalanasit dhe skuadra e tij e re pritet të jetë te zikaltërit. Është "Gazzeta dello Sport" ajo që tregon se tratativat janë në një fazë të avancuar dhe flitet për një shifër rreth 40 milionë euro që do t'i shkojnë Barcelonës. Nga ana tjetër është gjetur edhe akordi me mesfushori një kontratë deri në 2022 me një pagë prej 6.5 milionë eurosh në sezon. Javën e ardhshme pritet edhe një tjetër takim mes palëve për të mbyllur përfundimisht marrëveshjen. Pas Godin, duket se do të jetë Ivan Rakitiç goditja e dytë në merkato për Interin.
Poll