Ish-trajneri i Kukësit Klodian Duro ka uruar skuadrën verilindore për kalimin e turit të parë në Europa League. Pas shuëm akuzave dhe daljeve në media jo të këndshme nga të dyja palët, Duro dhe klubi, duket se tashmë kanë gjetur paqjen mes tyre.
Fitorja 1-0 e Kukësit kundër skuadrës së Rudarit i dhanë mundësinë klubit verilindor të kaloj turin e parë dhe të presë në raundin tjetër skuadrën e Austrisë së Vjenës. Përmes një postimi në Facebook, Duro ka uruar për suksesin e djeshëm dhe ka shpresuar për një tjetër skukses në raundin tjetër. Duro arriti që nën drejtimin e tij të shpallte fituese të Kupës së Shqipërisë Kukësin.
Poll