Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

VENDI

"Partizanin nuk e shpëtoi as ambulanca që vonoi", Edi Martini i përlotur: Kjo ishte meritë e djemve, Karma kthehet

Shkruar nga NEWSPORT
"Partizanin nuk e shpëtoi as ambulanca që vonoi", Edi

Teuta ia doli të merrte një pikë ndaj Laçit, me takimin që u mbyll 0-0. Ky barazim bëri që durrsakët të jenë në vendin e parë në rënditje, duke parë që Partizani u mund 1-0 nga Vllaznia. Menjëherë pas takimit ka folur trajneri i Teutës, Edi Martini. Ai komplimenton djemtë për paraqitjen dhe shfaqet i emocionuar për titullin që është afër.

"Vllaznia dhe Laçi ndeshen njëra me tjetrën, janë skuadra shumë të forta për goleadë. Ne luajmë me Apoloninë, e rënë nga kategoria, nuk ka motivimin për të vazhduar, do e kemi më të lehtë. Ne kishim në nxehmje dhe 2 sulmuesë të tjerë. Me shënimin e golit nga Vllaznia, kemi futur mbrojtësa, për të ruajtur rezultatin.

Sot jam i gëzuar dhe kam shumë unë emocione. Janë ata që kanë fituar kupë dhe superkupë, janë afër kampionatit. I përgëzoj dhe jam krenar për ta.Po të ma hapësh zemrën kam Vllazninë. Karma kthehet. Partizani sado që i iku ambulanca, sado që shpëtoi Kamza dhe Vllaznia ra nga kategoria, karma ndonjëherë të kthehet. Kam hedhur një status që jeta vazhdon. Unë sot nuk dua të merrem me asnjë, dua të merrem me veten" - tha ai.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga