Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

VENDI

Partizani përgatitet për Skënderbeun, Starova teston lojtarët

Shkruar nga NEWSPORT
Partizani përgatitet për Skënderbeun, Starova teston

Partizani do të luajë të shtunën në transfertë kundër Skënderbeut në kuadër të javës së 36-të të Superiores. Për këtë takim të kuqtë kanë zhvilluar seancën e radhës stërvitore të planifikuar nga stafi teknik. Përmes një postimi në faqen zyrtare klubi i Partizanit bënte me dije:

"Skuadra vijon përgatitjet në prag të takimit ndaj Skënderbeut i vlefshëm për Javën e 36-të ,e cila do të shënojë edhe mbylljen e Kategorisë Superiore.

Seanca e sotme është mbajtur në kompleksin sportiv “Internacional Tirana” të Pezës në orën 14:00. Përgatitjet e sotme kanë qenë të karakterit teniko – taktik, ndërkohë që traineri Starova ka zhvilluar edhe një ndeshje brenda grupit , për të testuar gjendjen e lojtarëve. Përgatitjet do të vijojnë të enjten me seancën e radhës në program në orën 14:00", përfundonte njoftimi i 15-herë kampionëve të Shqipërisë.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga