Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

VENDI

PARTIZANI nuk njeh pushim, të kuqtë planifikojnë miqësoren ndaj Shkëndijës

Shkruar nga NEWSPORT
PARTIZANI nuk njeh pushim, të kuqtë planifikojnë miqësoren

Partizani nuk njeh pushim dhe planifikon një tjetër ndeshje miqësore. Të kuqtë luajtën dy ditë më parë testin ndaj Turbinës teksa fituan me rezultatin e pastër 2-0, ndërsa nesër do të zbresin sërish në fushë. Drejtuesit e klubit kanë gjetur akordin me Shkëndijën e Tetovës për të luajtur një ndeshje miqësore.

Takimi do të zhvillohet ditën e nesërme në orën 14:00 në stadiumin "Gjorgji Kyçyku" në Pogradec. Ndeshja me shumë mundësi do të transmetohet live nga RTSH-ja për të gjithë tifozët e Partizanit që duan të ndjekin nga ekrani skuadrën e tyre.

Ky test do t'i shërbejë trajnerit Daja për të gjetur skemën e duhur që pritet të përdoret edhe në kampionat. Pas 4 javësh të zhvilluara deri më tani, të kuqtë renditen në vendin e 7 me 3 pikë dhe nuk kanë shijuar ende fitoren e parë. Takimi i radhës në "Abissnet Superiore" për Partizanin do të jetë ndaj Kukësit.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga