
Të enjten, Partizani do të luajë kundër Sherif Tiraspol, ndeshje e vlefshme për turin e dytë të Europa League. Ky takim do të zhvillohet në stadiumin "Selman Stërmasi", ndërsa tashmë klubi kampion ka publikuar çmimet e biletave.
Ashtu si në Champions League, biletat në tribunat A1, A2, dhe B1, B2 do të kushtojnë 1000 lekë (të reja), ndërsa në tribunat e tjera 300 lekë (të reja). Më poshtë mund të njiheni me njoftimin e bërë nga 16-herë kampionët e Shqipërisë:
"Ju njoftojmë se për këtë takim çmimet e biletave në Tribunat respektive të stadiumit "Selman Stërmasi" do të jenë:
Biletat në Tribunat A1, A2 dhe B1, B2 do të kushtojnë 1 000 Lek (të reja)
Biletat në Tribunat C1,C2,D1,E,F,G1,G2,H1,H2 do të kushtojnë 300 Lek (të reja)
Biletat do të mund ti siguroni duke filluar nga dita e Martë e në vazhdim në oraret 10:00 - 13:00 dhe 17:00 - 20:00 pranë pikës së shitjes, në stadiumin "Selman Stërmasi"".