Partizani ka ecur në një ritëm shumë të mirë në periudhën e fundit dhe një meritë për këtë ka edhe trajneri Klevis Dalipi. Nën udhëheqjen e tij të kuqtë kanë marrë plot 13 pikë nga 15 të mundshme dhe tashmë 15 herë kampionët e Shqipërisë janë kthyer fuqishëm në garën për një vend në kupat e Europës sezonin që vjen.
Dalipi në një postim të fundit në Facebook të tij personal duket se tregon edhe ‘recetën’ e suksesit. Ai shkruan: ” Kur e ndjen me zemër këtë fanellë dhe jep gjithçka shpërblimi është i padiskutueshëm.” Me sa duket ai që paska munguar te ekipi i kuq paska qenë besimi i cili duket se është kthyer me uljen në stol të Dalipit si edhe me arritjen e rezultateve pozitive.
- Postimi i Dalipit në Facebook
Leave a Reply
You must be logged in to post a comment.