• Kryesore
  • KOMBETARJA
    • Lajme
    • LEGJIONARET
  • SUPERIORE
  • VENDI
    • KATEGORIA I
    • KATEGORIA II
    • KUPA E SHQIPERISE
    • Moshat (U17-U19)
  • KOSOVA
  • MAQEDONIA
  • BOTA
    • SERIA A
    • PREMIER LEAGUE
    • LA LIGA
    • BUNDESLIGA
    • Ligue 1
    • CHAMPIONS LEAGUE
    • EUROPA LEAGUE
    • Conference League
  • GOSSIP
  • SPORTMIX
    • RIO 2016
    • FORMULA 1
    • MOTOGP
    • TENIS
    • BASKETBALL
    • VOLLEYBALL
  • FITNESS
Newsport.al
Newsport.al
  • Kryesore
  • KOMBETARJA
    • Lajme
    • LEGJIONARET
  • SUPERIORE
  • VENDI
    • KATEGORIA I
    • KATEGORIA II
    • KUPA E SHQIPERISE
    • Moshat (U17-U19)
  • KOSOVA
  • MAQEDONIA
  • BOTA
    • SERIA A
    • PREMIER LEAGUE
    • LA LIGA
    • BUNDESLIGA
    • Ligue 1
    • CHAMPIONS LEAGUE
    • EUROPA LEAGUE
    • Conference League
  • GOSSIP
  • SPORTMIX
    • RIO 2016
    • FORMULA 1
    • MOTOGP
    • TENIS
    • BASKETBALL
    • VOLLEYBALL
  • FITNESS
Home
OPINION

Partizani në “Selman Stërmasi”, si mision i pamundur

January 23, 2017 OPINION, VENDI 0 comments

Facebook Twitter Google+ LinkedIn
Partizani në “Selman Stërmasi”, si mision i pamundur
OPINION

Nga Leonard Karaj

Nëse në shumë vende të botës që vlen, aksioma është: “ngre klub pastaj ndërtoj skuadër”, në Shqipëri prej çerek shekulli vijon të jetë e kundërta. Ideja dritëshkurtër e pseudo-drejtuesve për një fitim të shpejtë, pa pasur as infrastrukturën më minimale, ka sjellë në pjesën më të madhe të rasteve dështime të stërmerituara. Rast konkret është Partizani, klub-institucion për nga vlerat historike që mbart, por që edhe sot e kësaj dite endet në kërkim të një “shtëpie” ku të fusë kokën. Pikërisht në momentin kur skuadra e kuqe ka ndër organikat më të mira të dekadave të fundit dhe është pretendente reale për fitimin e titullit (i mungon që prej 1993-it), del në pah infrastruktura inekzistente dhe debati mbi “Selman Stërmasin”. Në mungesë të një impianti tjetër, duke qenë se stadiumi kombëtar është në rikonstruksion e sipër, kryeqyteti ofron aktualisht vetëm një stadium, “Selman Stërmasin”, i konsideruar si shtëpia e bardhebluve. Dhe nisur pikërisht nga ky fakt, debati aktual në rrethet futbollistike fukusohet tek një dilemë: a duhet apo jo që edhe Partizani të zhvillojë ndeshjet shtëpiake në shtëpinë e kundërshtarëve më të urryer? Teorikisht po, praktikisht duket e pamundur.

Së pari, vërtet Partizani është klub i kryeqytetit dhe do duhej të gëzonte të njëjtat privilegje sikundër edhe Tirana përsa i përket stadiumit, por kjo mund të ndodhte vetëm nëse klubi i kuq nuk do të ishte i privatizuar, pra si një shoqëri aksionere, me një president dhe me financa totalisht të pavaruara, por do ishte ende nën varësi shtetërore. Në kësi rastesh, institucionet do ta kishin tejet të lehtë të binin në ujdi, referuar edhe ligjeve në fuqi, dhe nuk do ti merrnin leje Tiranës, që Partizani të zbriste serbes-serbes në “Selman Stërmasi”. Por nuk është kështu. Partizani është një shoqëri private, një biznes i mirfilltë, ku 100% të aksioneve i zotëron një person i vetëm, i pavarur si në të mira materiale dhe kosto financiare, ndaj çdo pushteti vendor apo qendror. Nga ana tjetër edhe bashkia, pronarja de jure e stadiumit, nuk është asnjanëse në “punët e futbollit” kryeqytetas, në dispozicion të të gjitha klubeve të qytetit. Fakti se ky institucion zotëron 34% të aksioneve të klubit bardheblu e bën atë në mos të varur, të detyruar që të anojë nga xhepi i vet. Ndaj asesi nuk mund të vlejë për “Selman Stërmasin” e njëjta llogjikë sikundër me “Qemal Stafën” (stadium në varësi të shtetit dhe federatës, që u vihej në dispozicion klubeve përkundrejt pagesës).

Së dyti, pretendimet e popullit të kuq, se përderisa Partizani është klub i kryeqytetit, bashkia duhet ta shikojë këtë të fundit me të njëjtin sy sikundër edhe Tiranën, përsa i përket stadiumit, janë sa foshnjarake dhe irreale. Një gjë e tillë mund të ndodhte, pra që bashkia ti vinte në dispozicion stadiumin klubit të kuq (qoftë edhe pa pagesë fare), por vetëm nëse kjo e fundit do të ishte aksionere te KF Partizani. Ose ndryshe, që bashkia të mos kishte asnjë lidhje me Tiranën apo të ndonjë klubi tjetër. Por edhe pse në këtë institucion, duke filluar që nga kryebashkiaku, ka një numër të madh mbështetësish të kuq, akordi duket një “mision i pamundur”.

Së treti, Partizani e ka të vështirë të luajë në Selman Stërmasi, për të mos thënë të pamundur edhe/ose sidomos për shkak të tifozëve të vet. Duke pasur parasysh përplasjet ndër vite mes tifozerisë bardheblu dhe asaj të kuqe; por më së shumti, duke mos harruar faktin domethënës se nuk ekziston qoftë edhe një derbi luajtur gjatë sezoneve të fundit, në Selman Stërmasi, ku mbështetësit e “demave të kuq” nuk kanë thyer stola dhe dëmtuar stadiumin, arritja e një konsensusi mes drejtuesve për stadiumin shihet e minuar që në start. Askush nuk mund të japë qoftë edhe garancinë më të vogël se në zhgënjimin më të parë të ultrasve të kuq, ndaj cilido kundërshtar, nuk do ta nxjerrin inatin pikërisht ndaj impiantit, për me tepër kur bëhet fjalë për shtëpinë e “kushërinjëve të urryer”.

Por, gjithsesi ka gjithnjë një dritë shprese dhe kjo në rastin konkret lidhet lehtësisht dhe krejtësisht me financat. Duke qenë se klubi bardheblu nuk është në ditët më të arta përsa i përket pjesës ekonomike, me Korabin që tashmë ka prishur ujdinë për stadiumin, (luajti disa ndeshje në këtë impiant duke paguar qiranë, për shkak të mungesës së kushteve në Peshkopi) dhe nisur nga fakti se “Selman Starëmasi” mund të jetë një ardhur e mirë për arkën bardheblu, atëherë një akord sa i detyruar por edhe i imponuar mund të bënte që Tirana të lëshonte pe dhe Partizani të rikthehej sërish në kryeqytet. Por a mund të ndodhë një gjë e tillë? Në kësi rastesh duhet të zbresin në fushë artileria e rëndë, Halili dhe Demi….

 

 

Facebook Twitter Google+ LinkedIn
Next article Muzaka dhe Tirana përballë njëri tjetrit, vendimi final për milionat
Previous article Flamurtari luan kundër Skënderbeut, "ylli" i skuadrës vlonjate e ndjek nga tribuna

Cila skuadër do të bëjë merkato më cilësore në verë?

View Results

Loading ... Loading ...

Shkrime të Ngjashme

Nevil DEDE analizon humbjen kundër Fenerbahçes: Mund të jetë strategji që Dudelange të mos studiojë Tiranën
June 26, 2022

Nevil DEDE analizon humbjen kundër Fenerbahçes: Mund të jetë strategji që Dudelange të mos studiojë Tiranën

E papritur! Herald MARKU “lë” Partizanin në Slloveni dhe i bashkohet Vllaznisë
June 26, 2022

E papritur! Herald MARKU “lë” Partizanin në Slloveni dhe i bashkohet Vllaznisë

FOTO/ Faza përgatitore në Slloveni, “Demat” vijojnë me stërvitjet intensive
June 26, 2022

FOTO/ Faza përgatitore në Slloveni, “Demat” vijojnë me stërvitjet intensive

Vllaznia në kërkim të një sulmuesi, "hedh sytë" nga ish- lojtari i Shpresave të Shqipërisë
June 26, 2022

Vllaznia në kërkim të një sulmuesi, "hedh sytë" nga ish- lojtari i Shpresave të Shqipërisë

Miqësoret para Europës, Ilir DAJA “ngec” me Ballkanin, Shkëndija dorëzohet përballë kampionëve të Kroacisë
June 26, 2022

Miqësoret para Europës, Ilir DAJA “ngec” me Ballkanin, Shkëndija dorëzohet përballë kampionëve të Kroacisë

Laçi mposht Gjilanin në miqësore, kurbinasit japin sinjale pozitive para Europës
June 26, 2022

Laçi mposht Gjilanin në miqësore, kurbinasit japin sinjale pozitive para Europës

Leave a Reply Cancel reply

You must be logged in to post a comment.

Lajmet e fundit

___

Jun 26 11:58 PM
KRYESORE

Nevil DEDE analizon humbjen kundër Fenerbahçes: Mund të jetë strategji që Dudelange të mos studiojë Tiranën

Jun 26 11:39 PM
VENDI

E papritur! Herald MARKU “lë” Partizanin në Slloveni dhe i bashkohet Vllaznisë

Jun 26 11:19 PM
KOSOVA

E BUJSHME/ Cana në krye të klubit të njohur, merr me “vete” trajnerin shkodran

Jun 26 10:57 PM
VENDI

FOTO/ Faza përgatitore në Slloveni, “Demat” vijojnë me stërvitjet intensive

Jun 26 10:37 PM
VENDI

Vllaznia në kërkim të një sulmuesi, “hedh sytë” nga ish- lojtari i Shpresave të Shqipërisë

Jun 26 10:19 PM
KOSOVA

1 vit negociata, presidenti tregon prapaskenat e transferimit rekord në Kosovë: Menduam për Veliun

Jun 26 9:55 PM
BOTA

Chelsea futet “all-in” për De Ligt, Juventusi merr vendimin për mbrojtësin

Jun 26 9:45 PM
BOTA

FOTO/ Batha fiton tifozët në sezonin e parë, fanela e tifozit rumun nënshkruhet nga ish- mesfushori i Tiranës

Jun 26 9:27 PM
BOTA

E raporton prestigjiozja spanjolle, Rey MANAJ do të qëndrojë te Barcelona

Jun 26 9:10 PM
BOTA

Real Madrid me mendjen te e ardhmja, nënshkruan zyrtarisht me “xhevahirin” spanjoll

Jun 26 8:53 PM
BOTA

E ardhmja e Cristiano Ronaldos një mister, ja skenarët e yllit potugez

Jun 26 8:41 PM
KOSOVA

Miqësoret para Europës, Ilir DAJA “ngec” me Ballkanin, Shkëndija dorëzohet përballë kampionëve të Kroacisë

Jun 26 8:22 PM
BOTA

Dybala afrohet pasi largohet Sanchez, kilieni e merr personale dhe refuzon ofertat që merr Inter

Jun 26 8:03 PM
BOTA

Dëmtimi horror pas përplasjes me Skriniar, Osimhen: Ishte si një vdekje e parakohshme

Jun 26 7:48 PM
Conference League

Laçi mposht Gjilanin në miqësore, kurbinasit japin sinjale pozitive para Europës

Jun 26 7:32 PM
BOTA

“E nisa nga zero, nuk e di çfarë ndryshoi”, Sandro Tonali rrëfen emocionet kuqezi

Jun 26 7:17 PM
VENDI

“Roma nuk u ndërtua për 1 ditë”, fjalët e para të Klodian DUROS te Lushnja: Nga nesër vetëm punë

Jun 26 7:01 PM
BOTA

“Neymar duhet të japë më shumë ose do të shitet”, presidenti i PSG-së flet hapur

Jun 26 6:45 PM
BOTA

FOTO/ Kapiteni i Kombëtares shijon pushimet me familijen në Greqi, nuk i ndahet… topit

Jun 26 6:30 PM
BOTA

Manchester United nuk dorëzohet, gati oferta e përmirësuar për Frenkie De Jong

Jun 26 6:12 PM
BOTA

Barcelona apo Juventus? Pas 7 vitesh me PSG-në, Di Maria ka vendosur për të ardhmen

Jun 26 5:56 PM
BOTA

Chelsea vendos për Brojën, e përdor për të arritur te kapiteni i West Ham

Jun 26 5:38 PM
BOTA

Milan “i turbullt” në merkato, në dyshim dhe firma me ZIYECH

Jun 26 5:18 PM
KOSOVA

U kërkua nga Partizani në verë, Prishtina gradon mbrojtësin Gledi Micin

Jun 26 5:02 PM
VENDI

La Portugalinë për Partizanin, mesfushori i talentuar përfundon te Egnatia

Jun 26 4:47 PM
BOTA

FOTO/ Courtois me tatuazh të ri, fitorja e Champions League mbetet e paharrueshme

Jun 26 4:31 PM
BOTA

Kërkohet në Itali dhe Gjermani, Empoli i vendos çmimin Nedim BAJRAMIT

Jun 26 4:16 PM
BOTA

Manchester CITY firmos me mesfushorin e Anglisë, LEEDS merr një talent në shkëmbim

Jun 26 3:58 PM
BOTA

Milan ndihet i “tradhtuar”, Belotti zgjedh skuadrën e re

Jun 26 3:39 PM
KOMBETARJA

VIDEO/ Odise ROSHI nuk njeh pushime, nis vrapimet në rrugët e Shqipërisë

Jun 26 3:18 PM
VENDI

VIDEO/ Dasmë spektakolare nga organizatori i Sunday League, shajet e Tiranës “zaptojnë” makinat, dyndje të ftuarish për zyrtarin e FSHF

Jun 26 2:59 PM
KOSOVA

ZYRTARE/ Llapi ndahet me talentin e ekipit, transferohet tek ekipi turk i Gaziantep

Jun 26 2:40 PM
VENDI

ZYRTARE/ Trajner dhe projekt i ri, klubi i Kategorisë së Parë afron 22 vjeçarin e sulmit

Jun 26 2:21 PM
SPORTMIX

Arritje historike, dy volejbollistet e Kosovës shkojnë në finalen e “Beach Volley”

Jun 26 2:02 PM
SPORTMIX

Skënderbeu ktheu titullin në Korçë pas dekadash, bardhekuqtë ndërrojnë trajnerin

Sondazh

Cila skuadër do të bëjë merkato më cilësore në verë?

View Results

Loading ... Loading ...

SHTYPI I DITËS

NDESHJET E RADHËS

RENDITJA – KATEGORIA SUPERIORE

Itali – Serie A

Spanjë – La liga

Angli – Premier League

Gjermani – Bundesliga

  • Kryesore
  • KOMBETARJA
  • SUPERIORE
  • VENDI
  • KOSOVA
  • MAQEDONIA
  • BOTA
  • GOSSIP
  • SPORTMIX
  • FITNESS
  • Back to top
© NewSport.al 2021. All rights reserved.
Adresa: Rr. Emin Duraku, Hyrja nr.1, Ap.14, Tiranë
Kryeredaktor: Retin Toka
Tel: +355 (0) 695537777
Email: [email protected]
Website: http//newsport.al
NEWSPORT SHPK, NIPT: L61808003P