Partizani pret Bylis të diel në 16:00. Sfida e javës së 27-të në Superligë ishte caktuar të luhej në "Elbasan Arena", ndërsa klubi i kuq bën me dije se ka gjetur akordin me FSHF-në që dueli me ballshiotët të zhvillohet në "Air Albania".
Pas Tiranës që zhvilloi sfidën si pritëse me Apoloninë në impiantin e ri të kryeqytetit, edhe Partizani do luajë me Bylis në stadiumin Kombëtar. Kësisoj, FSHF po ju vjen në ndihmë klubeve që ende kanë probleme me stadiumet, duke I lejuar të luajnë në kushte perfekte.
Kujtojmë se tapeti i blertë në "Air Albania" do të ndryshohet, teksa duket se do mbyllet edhe ky sezon i Superligës me këtë fushë.

Poll