
Sot, në orën 18:00, Teuta do të luajë kundër Kukësit, ndeshje e vlefshme për javën e 22-të të Superiores. Ky takim është mjaft i rëndësishëm për dy ekipet, të cilët do të tentojnë t'i afrohen Partizanit kryesues. Verilindorët janë 8 pikë larg të kuqve, ndërsa durrsakët 10.
Ndaj barazimi është një rezultat që do të kënaqte më shumë kryeqytetasit. Skuadra e drejtuar nga Bledi Shkëmbi është përgatitur maksimalisht dhe do të tentojë fitoren.
Nga ana tjetër, trajneri Cungu e tha publikisht që në "Niko Dovana" do të futen vetëm për të marrë 3 pikët për të përfituar pse jo, edhe nga ndonjë ndalesë e mundshme e Partizanit të dielën kundër Laçit.
Poll