
Ish-trajneri i Partizanit dhe specialisti i futbollit Sulejman Starova analizoi ndeshjen Partizani-Flamurtari (3-1) ku veçoi lojën e mirëvendosur të Flamurtarit në pjesën e parë.
"Tre pikët ishin të detyrueshme për Partizanin për të ikur nga ndjekësit. Gjeti një skuadër në pjesën e parë të motivuar. Flamurtari është bërë një thelë me largimet e Alves, Busic, Siljanovski, Useini, Alla dhe Torassa. Kemi një Flamurtar që po më pëlqen tani që është i copëruar me lojën e tij. Luajti i barabartë me Partizanit. Më pëlqeu. Në pjesën e dytë u shthurën. Më pas rrezikuan shumë se mund të pësonin. Mbas golit të tretë u çakorduan. Partizani toleroi se mund të shënonte më shumë", u shpreh Starova.
Poll