
Sot, Partizani do të luajë kundër Laçit në kuadër të javës së 13-të të Superiores. Kjo sfidë është përzgjedhur nga Federata Shqiptare e Futbollit për të testuar sistemin VAR. Ajo vetëm do të demonstrohet për një pjesë të lojës, por nuk do të ketë ndikim për fatin e takimit.
Në ekranet e montuara në një nga studiot e stadiumit "Elbasan Arena" do të jenë gjyqtarë ndërkombëtare të cilët do të jenë pjesë e ndeshjeve me VAR. Ata do të mbikëqyrin se si punohet me këtë teknologji për të qenë më pas të gatshëm për të dhënë kontributin e tyre.
Kujtojmë që presidenti Armando Duka zbuloi se sistemi VAR do të mbërrijë zyrtarisht në Shqipëri për sezonin 2021-2022. Sot, ai do të praktikohet nga ana teorike pas pasur ndikim aspak në përballjen mes Partizanit dhe Laçit.