Partizani ka zhvilluar sot seancën e radhës stërvitore në kuadër të përgatitjeve për ndeshjen e Kupës së Shqipërisë, teksa do të përballen me Ilirinë për llogari të turit të parë.
Ai që bie në sy është njoftimi i klubit të kuq, që përmes një njoftimi në uebsajtin zyrtar mjaftohet me vetëm një fjali duke shkruar: "Momente nga seanca e sotme e skuadrës zhvilluar në kompleksin sportiv "Fooball Republic", në prag të takimit të kupës ndaj Ilirisë".
Asnjë informacion nëse ka pasur ose jo mungesa, gjendja e lojtarëve dhe si është atmosfera në skuadër para fillimit të sezonit të ri futbollistik. Nuk dihet arsyeja se pse 16 herë kampionët e vendit kanë zgjedhur këtë mënyrë për të treguar përgatitjet e ekipit, vetëm përmes fotografive.
