Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

VENDI

Partizani - Kukësi me gjyqtarë të huaj, ja sa ka shpenzuar klubi i kuq për skuadrën e arbitrave

Shkruar nga NEWSPORT
Partizani - Kukësi me gjyqtarë të huaj, ja sa ka shpenzuar klubi

Të premten, Partizani luajti kundër Kukësit, ndeshje që përfundoi me rezultatin 1-1. Kjo sfidë ishte e vlefshme për javën e 32-të të Superiores dhe duke qenë se ishte një përballje që mund të përcaktonte çështjen e titullit kampion, klubi i Partizanit kërkoi që të kishte gjyqtarë të huaj. Drejtuesit e Kukësit nuk ishin dakord, megjithatë Federata Shqiptare e Futbollit vendosi që takimi të gjykohej nga një arbitër slloven, Matej Jug.

Sipas tarifave të përcaktuara nga FIFA dhe UEFA, ky gjyqtar ka përfituar afërsisht rreth 1700 euro, ndërsa dy asistentët nga 1200 euro. Pra afërsisht kostoja e gjykimit për këtë sfidë ka kushtuar rreth 4 mijë euro. Kjo pagesë do të bëhet nga klubi i Partizanit duke qenë se të kuqtë kërkuan arbitër të huaj. Nëse edhe te Kukësi do të ishin dakord, atëherë shpenzimet do të paguheshin nga dy klubet. Por, drejtuesit verilindorë nuk e panë të arsyeshme që në "Selman Stërmasi" të kishte gjyqtarë të huaj.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga