
Sot, Partizani do të zhvillojë seancën e fundit stërvitore në Tiranë dhe më pas nesër do t’i drejtohet Turqisë për të zhvilluar një mini-fazë përgatitore. Të kuqtë e drejtuar nga tekniku Starova, do të zbresin në fushën e “Internacionalit” në Tiranë. Por, mësohet që pikërisht sot nën urdhrat e teknikut të kryeqytetasve do të vihen dy lojtarë, Xhevahir Sukaj dhe Ardit Peposhi.
Bomberi shkodran ishte pjesë e Perakut në Malajzi, ndërsa tashmë do të vijojë aventurën me Partizanin. Ndërsa Peposhi ishte në organikën e Korabit, por ka zgjedhur t’i bashkohet të kuqve në dy fazat në vijim.
Poll