
Sulejman Starova është I ftuar në Pressing, ndërsa ka analizuar situatën e fundit në kampionat. "Bobi" ka skanuar derbin, duke e cilësuar golin e Muçit ndaj Partizanit si një dhuratë taktike.
"Në javët e fundit, të gjithë mendonin se Tirana ishte e pathyeshme, po merrte pikët e plota.
Por erdhi Teuta, më pas Kukësi, edhe situata e Kupës, dhe na u shfaq jo Tirana e kohës më të mirë. Duket se është goditur nga ana morale nga këto faktorë që thashë. Nuk janë pak për një skuadër që mendohej se nuk mund të mposhtej.
Mirëpo, ja që ndryshoi puna dhe do të ishte ndryshe po të mos isht ajo dhurata që thashë. Goli i Muçit në fund ishte një "dhuratë" nga skuadra e Partizanit, në anën taktike", tha Starova.
Poll