Michael Ngoo aktualisht ndodhet pa skuadër. Sezonin e fundit e mbylli me Tiranën, duke ja dalë të fitojë titullin kampion. Dëmtimi në menisk kundër Partizanit gjatë dhjetorit të vitit shkuar, bëri që sulmuesi të qëndrojë larg fushave të blerta përgjatë pjesës së mbetur të kampionatit.
Kjo ishte arsyeja pse humbi shkëlqimi i tij, pasi kujtojmë më parë ka qenë lojtar kyç i Tiranës. Megjithatë anglezi nuk duket se do dorëzohet në moshën 29-vjeçare.
Newsport.al tregoi rreth 10 ditë më parë se Kastrioti ka shfaqur interes për të fituar shërbimet e tij. Ngoo mbetet i lirë në merkato dhe po shqyrton akoma kërkesat, teksa ka kohë deri në fundin e gushtit për të vendosur në Shqipëri.