Partizani dhe Laçi kanë të njëjtin objektiv në merkato dhe ai quhet Kejdi Rapo. Mesfushori I krahut zhvilloi një sezon fantastik me Devollin, duke rënë në sy te klubet e Superligës. Korçari veç Partizanit kërkohej edhe nga dy klube të Superligës, ndërsa duket se Laçi ka gjetur gjuhën e përbashkët.
Sipas të gjitha gjasave lojtari do të prezantohet te kurbinasit, që sigurojnë shërbimet e 26 vjeçarit të talentuar. Përpara pak ditësh, vetë menaxheri I lojtarit (Lexo) u shpreh se lojtari kishte një ofertë nga Greqia, ndërsa duket se projekti I Armando Cungut dhe elementët e rinj në ekip kanë bindur korçarin dhe pse ende nuk është zyrtare. Kujtojmë se kurbinasit afruan Alen Sherrin për portën, si lojtar të lirë.
