Klubi i kuq nuk ka shpenzuar shumë deri tani për merkaton e verës, ku afrimet më të bujshme janë mbrojtësi Renato Arapi dhe sulmuesi Ekuban, ndërkohë që janë larguar Sukaj dhe Raçic dhe ka çështje të hapura me Fejzullahun dhe Mazrekajn. Për të kuqtë vazhdon merkatoja “low coast” dhe blerja e radhës vjen nga Kategoria e Parë. Sulmuesi i Kastriotit, Vilfor Hysa, do të jetë së shpejti pjesë e të kuqve, pasi ata e kanë kontaktuar dhe është gati kontrata. Partizani ka probleme në sulm dhe kjo u duk në ndeshjen me Slovanin, ku në majë të këtij reparti ishte Raldo Fili, i cili luan më shumë në mesfushë.
Poll