
Partizani do të luajë të dielën në transfertë kundër Laçit, ndeshje e vlefshme për javën e 28-të të Superiores. Ky takim pritet me interes për vetë objektivat që kanë dy klubet, Kupat e Europës. Të kuqtë e drejtuar nga trajneri Klevis Dalipi shkojnë në atë takim me dy mungesa të sigurta.
Lorenc Trashi është i pezulluar për shkak kartonash, ndërsa Jurgen Bardhi vuan nga një dëmtim në shpatull. I gjendur në këto kushte trajneri Dalipi ka vendosur të hedhë nga minuta e parë në fushën e blertë, Lucas Cardoson që do të zëvendësojë Trashin dhe Edgar Çanin në vend të Jurgen Bardhit.
Të dy lojtarët do ta nisin si titullar. Pjesa tjetër e skuadrës pritet të mos ketë ndryshime. Nuk përjashtohet mundësia e zëvendësimit të Kotobellit me Kalarin, për shkak se mbrojtësi i njohur ka pësuar një tërheqje në sfidën e fundit. Megjithatë kjo do të mësohet vetëm në ditën e ndeshjes, kur të vendoset përfundimisht për mëngjërashin 25-vjeçar.
Ja formacioni që të kuqtë priten të zbresin në fushë kundër LAÇIT:
HOXHA
IBRAHIMI - GOJKOVIÇ - BELICA - KOTOBELLI (Kalari)
BATHA - MALA - CARDOSO
ASANI - PROGNI
ÇANI