Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

VENDI

PARTIZANI "fluturon", ish-futbollisti i TË KUQVE gjen "bomberin" ideal për GEGËN: I përshtatet PARTIZANIT

Shkruar nga NEWSPORT
PARTIZANI "fluturon", ish-futbollisti i TË KUQVE gjen

Ish-futbollisti i Partizanit dhe Shqipërisë Ledio Pano vlerësoi maksimalisht performancën e të kuqve në supersfidën e javës së 19-ë me Skënderbeun. Në emisionin "Sport News Plus" të "News 24", Pano theksoi se 15-herë kampionët janë të etur dhe në rrugën e mbarë për t'u shpallur kampionë. Por ai nuk la pa përmendur se ekipit të Skënder Gegës i nevojitet një qendërsulmues dhe ideali për ta ishte Vasil Shkurtaj.

"Presidenti Gjici tha nga shkurti i bien gjunjët. Deri tani jemi në rregull. Ishte një 3 pikësh me shumë vlera për Partizanin. Skënderbeu duhet të mendojë që të futet në 4-shen e ekipeve që pretendojnë për Europën. Partizani të vazhdojë këtë lojë që zhvilloi në Korçë.

Rëndësi kanë 3 pikët, ndaj një kundërshtari shumë të mirë. Skënderbeu zhvilloi shumë volum, por mungesat ndikuan. Skënderbeu nuk është më ai Skënderbeu që jemi mësuar ta shohim në vitet e kaluara. Partizani tregoi që është një ekip solid ku sundon grupi dhe jo lojtarët e veçantë.

Duhet më shumë besim në goditjet e portës. Është vështirë ta mundësh Partizanin. Të paktën taktikash luan shumë mirë është e vështirë t'i shënosh gol. Mungesa e lojtarit sulmues për të shënuar është evidente.

Bushiçin e mori Teuta sepse u tregua më e gatshme më e shpejtë. Të paktën të merrnin një lojtarë më të mirë se Bushiç. Ndoshta lëvizjet klubi do t'i bëjë të matura. Nga një anë është mirë nga ana tjetër është e vështirë të gjesh. Gabuan me Shkurtajn. Lojës së Partizanit Shkurtaj mund t'i përshtatej më shpejt. Bushiç është stil tjetër. Jo gjithmonë ndodh ajo që do.

Partizani ka treguar të njëjtin rritëm. Çdo ndeshje e ka marrë secilën më vetë. Nuk janë shumë 5 pikë për ndeshjet që kanë mbetur. Partizani jep siguri edhe nëse çedon në ndonjë ndeshje ndaj rivalëve. Kjo është gjë e mirë. Kemi parë që ekipet mbas fazës përgatitore kanë një luhatje. Fitorja në Korçë tregoi që Partizani ka një rritje. Është një Partizan që taktikisht luan shumë mirë. Loja në grup dhe treshja Mala-Asani-Bardhi, tregon se skuadra është e etur për të fituar titullin kampion", u shpreh Pano.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga