
Partizani arriti të fitonte pak ditë më parë në derbi ndaj Tiranës me rezultatin 1-0. Një gol i Çinarit në pjesën e dytë vendosi ndeshjen dhe bëri që të kuqtë të dilnin me 3 pikë. I ftuar në emisionin "FAIR PLAY' me Gazetaren Enkeleida Zeko, ish-drejtori i Partizanit, Dritan Dervishi u shpreh se Partizani e meritoi fitoren.
"Isha prezent në Elbasan dhe fitoi skuadra që e meritoi më shumë. Te Tirana shikoj lojtarë që janë të kënaqur me atë që bëjnë në fushë. Te Partizani ka një meritë të madhe trajneri Daja dhe lojtarët kanë më shumë besim për të vazhduar përpara.
Kjo fitore në derbi i jep 3 pikë dhe shumë moral Partizanit, por Superliga është e vështirë. Nesër është një provë e fortë e Partizanit dhe kush fiton i jep një mesazh Vllaznisë që po afrohemi".
Deklarata e presidentit Halili? "Besoj se ai e ka thënë për të heq syrin e keq. Nuk mendoj se janë dorëzuar se po të ishin dorëzuar nuk do të bënin këto shpenzime në merkato. Tirana mund të arrijë në 3-4 vendet e para në klasifikim".