Sistemi VAR u përdor për herë të parë këtë sezon në Abissnet Superiore. Teknologjia ja doli që të përmirësojë vendimet e arbitrave dhe të ndihmojë në gjykimin e ndeshjeve, duke prodhuar renditjen përfundimtare që nuk ka pasur shumë kontestime.
Partizani del si ekipi më i ndihmuar me 12 vendime në favor dhe 7 kundër, ndërsa më pas vjen Vllaznia me 11 vendime në favor dhe 10 kundër. Skuadra më e penalizuar nga teknologjia VAR është Teuta që ka pasur 6 vendime në favor dhe 10 kundër.
Kujtojmë se Tirana fitoi titullin kampion në sezonin e sapo mbyllur, Laçi dhe Partizani siguruan Europën. Dinamo dhe Skënderbeu ranë nga kategoria, Egnatia do luajë në “play out” ndaj Korabit, për një vend në Superiore sezonin e ardhshëm. Ndërsa një mes Vllaznisë apo Kukësit do luajë në Europë.
