
Ka përfunduar takimi mes U19 së Partizanit dhe Shkëndijes së Tiranës, kampionët në fuqi kanë mundur të kualifikohen në fazën tjetër falë fitores 2-0 në këtë takim.
Takimi është luajtur në “Qendrën Sportive të Ekipeve Kombëtare” në Kamëz, ku 19 vjeçarët e kuq kanë siguruar sot një biletë për në gjysëmfinalet e Kupës së Shqipërisë.
Kampionët në fuqi të këtij trofeu tashmë presin shortin për të njohur kundërshtarin në fazën gjysëmfinale të Kupës së Shqipërisë.
Poll