Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

KOMBETARJA

Miqësorja me Marokun, policia "paralizon" Shkodrën

Shkruar nga NEWSPORT
Miqësorja me Marokun, policia "paralizon" Shkodrën

Kombëtarja e Shqipërisë do të luajë ditën e nesërme në miqësoren me Marokun, e programuar në orën 20:00 në stadiumin "Loro Boriçi". Për këtë sfidë policia shqiptare ka marrë një sërë masash për të siguruar rendin para, gjatë dhe pas zhvillimit të ndeshjes. Gjithashtu në kuadër të sigurisë për mbarëvajtjen e ndeshjes, do të kufizohet qarkullimi në disa rrugë të qytetit që të çojnë drejt stadiumit, ndërkohë që do të ndalohet edhe parkimi i automjeteve në disa akse afër stadiumit të Shkodrës.

Policia kërkon nga të gjithë tifozët që do të jenë të pranishëm në stadium që të zbatojnë si duhet rregullat, për sa i përket hyrjes në stadium, duke shmangur futjen e sendeve të forta, borive dhe shisheve në stadium. Gjithashtu njoftohen të gjithë administratorët e bizneseve që ndodhen përreth dhe në afërsi të "Loro Boriçit" që të tregohen mirëkuptues duke i mbyllur aktivitet e tyre në orën 15:00.

 

Tags:

KOMBETARJA

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga