
Bëhet fjalë pikërisht për Mentor Mazrekajn dhe Arbnor Fejzullahun. Dy kosovarët e Partizanit tashmë duken larg skuadrës së kuqe. Të dy idhuj të tifozërisë së shumtë të "Demave", mirëpo mosmarrëveshjet me drejtuesit e klubit ka bërë që e ardhmja e tyre në skuadrën e kryeqytetase tashmë shihet si shumë e largët. Mazrekaj ka shumë kohë që nuk luan ku flitet për një dëmtim të tij, por zëra rreth klubit bëjnë me dije se ai është pezulluar pa afat nga drejtuesit e skuadrës. Ndërsa Fejzullahu është kthyer në një çështje më vete, teksa njëra palë pretendon se lojtari është i Partizanit, ndërsa vetë ai kërkon largimin. Por drejtuesit e kuq duket se nuk pyesin për kapriçiot e lojtarëve të tyre, teksa i kanë përfshirë në listën e dorëzuar për takimin e parë në Champions League. Diçka është e sigurtë, që pjesë e formacionit titullar s'do të jenë. Por nëse do të jenë në shkallët e stadiumit, kjo mbetet për tu parë. Lista e dorëzuar nga skuadra e Partizanit:
Portierë Dashamir Xhika Alban Hoxha Mario Dajsinani
Mbrojtës Renato Arapi Ersin Hakaj Gezim Krasniqi Labinot Ibrahimi Arbnor Fejzullahi Sodiq Atanda Renaldo Kalari
Mesfushorë Realdo Fili Idriz Batha Jurgen Bardhi Mentor Mazrekaj Ylber Ramadani Lorenc Trashi Emilian Vila Lauren Ismailaj
Sulmues Jurgen Vatnikaj Ardit Jaupaj Dalibor Volaš Agustin Torassa Caleb Ekuban
Trajner Adolfo Sormani