
Kur na ndajnë vetëm 10 ditë nga përballja Bayern-Real Madrid në Champions League, bavarezët rrezikojnë të mos kenë në dispozicion Arturo Vidal.
Sipas "Sport BILD", gjatë stërvitjes me ekipin, lojtari ka patur një problem në gjurin e djathtë dhe është detyruar të largohet me barrela nga stërvitja. Për të parë shkallën e dëmtimit, duhet të presim ekzaminimet speciale.
Nëse kiliani do të mungojë në takimin e parë gjysmëfinal ndaj Real Madrid, do të jetë një mungesë shumë e madhe për kampionët e Gjermanisë.
Poll