Ka përfunduar në barazim 1-1 pjesa e parë e derbit të kryeqyteti midis Partizanit dhe Tiranës në stadiumin “Air Albania”. Bardheblutë shënuan të parët me Bathën në minutën e 8, ndërsa Bardhi shënoi golin e barazimit 2 minuta më vonë. Pas përfundimit të 45 minutave të para, dy protagonistë të sfidës, Lorenc Trashi i Partizanit dhe Erjon Hoxhallari i Tiranës dhanë një intervistë të shkurtër për Supersport.
“Tirana na vendosi shumë në vështirësi. Shpresojmë të rregullohemi në pjesën e dytë. Goli i barazimit na dha pak besim por na bënë shumë presion. Nëse nuk kthehmi të bëjmë presion do kemi shumë vështirësi”, tha Trashi.
“Po luajmë mirë. Të kemi shumë përqëndrim në mbrojtje. Shifet që kemi gjithë lojën në kontroll dhe duhet të kemi kujdes mbrapa”, u shpreh Hoxhallari.