
Mbrëmjen e sotme është përfolur në mediat e huaja se Real Madrid ka një akord me Paolo Dybala-n për 180 milion euro për t'u transferuar në "Santiago Bernabeu". Megjithtë mediat italiane raportojnë se gjithçka ishte një "Fake News" dhe asnjë nuk është e vërtetë, pasi ky lajm është "gatuar" në Argjentinë, por që shumë shpejtë është zbuluar se është vetëm një thashethem.
Kujtojmë që sonte Real Madrid ka zyrtarizuar rikthimin nga Lyon të sulmuesit Mariano Diaz, që do të ketë konkurencë me Karim Benzema për një vend titullari te kampionët e Europës.
Poll