
Trajneri Cristian Panuçi ka grumbulluar lojtarët e Kombëtares para sfidës me Izraelin, sfidë që do të luhet në datën 7 shtator në "Elbasan Arena". Ditën e sotme, kuqezinjtë nën drejtimin e teknikut italian kanë zhvilluar stërvitjen e parë në Durrës.
I pranishëm në seancën stërvitore të kuqezinjve ka qenë dhe presidenti i FSHF-së, Armand Duka. Kreu i FSHF-së ka vëzhguar nga afër lojtarët dhe teknikun, duke parë në këtë mënyrë performancën e këtyre të fundit në seancën stërvitore të zhvilluar ditën e sotme.
Poll