
Kombëtarja shqiptare është duke iu dhënë dorën e fundit pëgatitjeve përpara se kuqezinjtë të ndeshen në miqësore me Norvegjinë, takim i cili do të luhet në datën 26 mars në "Elbasan Arena", në orën 19:00.
Në faqen zyrtare të FSHF-së në Facebook është publikuar një moment nga seanca stërvitore që lojtarët e Kombëtares kanë zhvilluar paraditen e ditës së sotme në resortin "Trokipal".
Nga pamjet shihet qartë se të gjithë lojtarët e grumbulluar nga trajneri, Christian Panucci po marrin ngarkesën maksimale për përgatitjet e miqësores që do zhvillohet pas pak ditësh.
Poll