Teuta do të luajë nesër sfidën e javës së 11-të të Superligës. Durrsakët presin në “Elbasan Arena”, Vllazninë dhe në këtë ndeshje do të debutojë në stol Renato Arapi.
Ditën e sotme në krah të trajnerit Arapi në konferencën për shtyp ishte edhe portieri Pano Qirko. Vlonjati duket se e ka “harruar” shumë shpejtë trajnerin Martini duke theksuar se ardhja e Arapit ka ndryshuar atmosferën e skuadrës.
“Atmosfera ka ndryshuar shumë. Me ardhjen e Arapit gjithçka ka ndryshuar dhe besoj se kjo rritje e atmosferës dhe e ritmit na bën optimistë për të ecur përpara”.
Sfida me Vllazninë? “Është një ndeshje shumë e fortë dhe ne kemi treguar se në ndeshje të forta japim më të mirën, siç ndodhi në ndeshjen me Partizanin, pavarësisht rezultatit në fund. Me pak fat, shpresoj të bëjmë më të mirën dhe uroj që të fitojmë”.
Aspekti personal? “Jam i kënaqur me paraqitjet, por mund të bëj akoma më shumë si unë dhe ekipi dhe shpresoj që të paraqiten sa më mirë në ndeshjet e ardhshme. Nëse punojmë në si një grup, them se nuk na krijon probleme një lojtar i kundërshtarëve. Teuta nuk e shmang asnjëherë fitimit të titullit dhe them se vendet e para nuk diskutohen”.