Chelsea emëroi në stol pak ditë më parë Frank Lampard deri në fund të sezonit. Me shumë mundësi ish-lojtari i bluve nuk do të jetë tekniku i Chelsea vitin tjetër. Klubi po mendon për zëvëndësuesin e tij. Shumë emra kanë qenë të përfolur si Antonio Conte, Jose Mourinho dhe Julian Nagelsmann.
Por siç raporton ESPN pronari Todd Boehly ka pasur edhe një ide tjetër për pankinën e londinezëve. Bëhet fjalë për Carlo Ancelottin i cili më parë ka drejtuar Chelsean në vitet 2009-2011. Tekniku italian është për momentin njeriu më i dashur në Madrid pasi e nxorri vitin e kaluar kampion Realin në Europë për të 14-tën herë.
Gjithashtu edhe këtë vit Ancelotti me Realin është pretendentë për fitimin e Champions League. Kontrata e teknikut me “Los Blancos” skadon në 2024 por ai nuk dëshiron të largohet nga Madridi.