
Kapiteni i Vllaznisë Gilman Lika rrezikon të mungojë gjatë këtë sezon pasi dëmtoi nofullën në takimin e fundit me Kamzën në Kupën e Shqipërisë. "Shkodra Neës" raporton se futbollisti do të mungojë për ndeshjen e radhës në Kategorinë e Parë ndaj Shënkollit, që do të luhet në "Reshit Rusi" ditën e diel në orën 14:00.
Frika e madhe është se 31-vjeçari mund të humbasë një pjesë të madhë të gjysmës së dytë të sezonit. Mungesa e tij kërcënon ecurinë e skuadrës, e cila pësoi dy humbje shokuese me Erzenin në kampionat 0-2 dhe së fundmi në Kupën e Shqipërisë 0-1 nga Kamza. Ndaj trajneri Hasan Lika duhet të organizojë ekipin dhe të gjejë zëvendësuesin e duhur për mesfushorin veteran shkodran.
Poll