Bayern Munich do të jetë pa Alphonso Davies për momentin. Trajneri i bavarezëve, Julian Nagelsmann ka konfirmuar se futbollisti ka pasur vështirësi me muskulin e zemrës, teksa pasi kaloi covid ka shenja të lehta të miokardit.
Për këtë arsye, lojtari do i nënshtrohet analizave të tjera, teksa do qëndrojë jashtë për disa ditë, duke mos u stërvitur me ekipin. Nga problemet me dëmtimet dhe covidi. me ekipin kthehen lojtarët që ishin jashtë. Manuel Neuer, Dayot Upamecano, Omar Richards, Leroy Sane dhe Tanguy Nianzou do të kthehen të gjithë në skuadër.
“Kur bëmë ekzaminimin tonë dje, për të parë nëse kemi ndonjë lojtar që ka pasur Covid-19, ne zbuluam shenja të miokarditit të lehtë, domethënë një inflamacion të muskulit të zemrës te Davies”, tha trajneri i Bayern para ndeshjes me Koln.
