
"Panik", për Ardian Ismajlin, dy lojtarë të Spezia kanë rezultuar pozitvë me Covid-19. Në faqen zyrtare klubi Italian zbulon se Gennaro Acampora e Matteo Riçi pas testeve të kryera ditën e djeshme kanë rezultuar të infektuar me virus. Që të dy lojtarët janë asimptomatik dhe nuk kanë shenja, por janë izoluar menjëherë për të shmanguar kontaktet me pjesën tjetër të skuadrës.
Ditën e nesërme lojtarët dhe stafi I Spezia do të bëjnë të tjera teste në prag të ndeshjes ndaj Veronës që do të luhet ditën e diel. Në klub janë në ankth për të mësuar nëse do të ketë apo jo lojtarë të tjerë të prekur me Covid-19. Te skuadra italiane aktivizohet edhe mbrojtësi I Kombëtares shqiptare, Ardian Ismajli që gjithashtu do të kryejë testin për të parë nëse është prekur nga virus pasi përgjigja e parë ka rezultuar negative.