Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

BOTA

Panik dhe flakë në ajër, aeroplani me tifozët e UNITED bën ulje të detyruar

Shkruar nga NEWSPORT
Panik dhe flakë në ajër, aeroplani me tifozët e UNITED

Një aeroplan që transportonte tifozët e Manchester United (Angli) për ndeshjen në transfertë me LASK Linz (Austri) në Europa League, ka bërë ulje të detyruar në Frankfurt, si shkak i një problemi me motorin. Fansat ishin duke udhëtuar edhe pse ndeshja do të zhvillohet pa tifozë si shkak i Coronavirusit. "NMuk është mirë të shohësh flakë në ajër, pasi motori pësoi diçka të tillë", shkruan gazetari Simon Peach.

Tifozët e kaluan mbrëmjen e së martës në Gjermani dhe janë shëndoshë e mirë pas uljes së detyruar të aeroplanit. Ndeshja mes LASK e United do të luhet sot në mbrëmje, teksa 21.000 ulëset e stadiumit do të jenë bosh. Qeveria austriake konfirmoi se të gjitha ndeshjet do të luhen me dyer të mbyllura, teksa lojtarët e Arsenal në Premierligë janë në karantinë si shkak i Covid-19.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga