Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

VENDI

Pakult flet para Vllaznisë dhe analizon humbjen ndaj gjirokastritëve: Duhet të jemi agresivë

Shkruar nga NEWSPORT
Pakult flet para Vllaznisë dhe analizon humbjen ndaj gjirokastritëve:

Kukësi dhe Vllaznia takohen në Zeqir Ymeri për të zhvilluar takimin e vlefshëm për javën e 26-të të Sueprligës. Verilindorët vijnë nga një humbje kundër Luftëtarit dhe do të kërkojnë kthesën ndaj Vllaznisë që ende rrezikon rënien në një kategori më poshtë. Një ditë përpara sfidës, trajneri Peter Pakult ka dalë në një konferencë për shtyp ku shprehet se Kukësi do të ketë ndryshime në formacion për takimin ndaj shkodranëve.

"Luftëtari? Në fakt erdhi humbja në një moment të mirë për ne. Luftëtari kishte 11 ndeshje pa humbje para Partizanit, por nuk duhet anashkaluar fakti që bëmë një ndeshje të dobët dhe shpresoj të ndryshojmë nesër. Mund të bëjmë më mirë dhe këtë e dimë të gjithë. Jam i bindur se nesër do të jemi me një fytyrë tjetër.

Sa i përket zgjedhjes së trajnerit Panuçi nuk më takon shumë të flas, pasi ai ështe trajner i Kombëtares, por Guri po tregon në ndeshjet e fundit se është sulmuesi më i rrezikshëm. Shpresoj ta mbajë këtë formë dhe të shohim në të ardhmen, nëse mund të jetë pjesë e ekipit kombëtar. Mendoj që ka ecuri dhe shpresoj ta mbajë ritmin. Në stërvitje shoh që ka përqendrim maksimal.

Kam informacion për Vllazninë dhe duket që në merkato ka marrë lojtrë cilësorë, ndaj dhe në ndeshjet e fundit ka treguar një formë të mirë. E di që është ndeshje e vështirë, por do të bëjmë maksimumin. Vllaznia ka mbrojtje të mirë dhe luan shumë me kundërsulm. Më i shqetësuar jam kur kam takim me presidentin dhe gjërat që flas më dalin të nesërmen në gazetë dhe duhet të shoh se çfarë duhet të bëj për këtë.

Mendoj se nuk duhet të kemi frikë nga kundërshtari. Duhet të kemi vetëm respekt për të. Në fakt, jemi të shqetësuar, pasi kemi 3 lojtarë me nga tre kartonë të verdhë. Nuk më pëlqen fakti që herën e kaluar kemi marrë dy kartonë vetëm për protesta. Ndeshjen e nesërme duhet të jemi agresivë që nga fillimi dhe s'duhet të marrim kartonë.

Edhe pse lojtarët kanë kartona të verdhë, ata sërish do të luajnë fort dhe duke ditur se fusha është e vogël, duhet të luftojmë fort për të fituar. Do të ketë disa ndryshime në formacion, në krahasim me ndeshjen përballë Luftëtarit. Si trajner, vëzhgoj dhe kur shoh që diçka nuk shkon, bëj ndryshime, edhe pse në sulm nuk kam shumë alternativa. Duhet të shohim pak në sulm, pasi nuk kemi shumë mundësi", u shpreh ai

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga