Kategoria Superiore do të çelë javën e 15 të saj më kryendeshjen mes Partizanit dhe Tiranës. Ndeshja është programuar për t'u luajtur sot në mbrëmje në orën 19:00 në stadiumin "Air Albania". Të dyja ekipet vijnë në këtë takim pas humbjeve në javën që lamë pas, duke kërkuar kështu të rikthehen te suksesi.
Vetëm katër orë përpara derbit, tifo-grupi "Tirona Fanatics" ka dalë me një njoftim të rëndësishëm në përkrahje të bardhebluve. Siç ata bëjnë me dije, tifozët e Tiranës do të grumbullohen plot katër orë përpara nisjes së takimit, duke u përgatitur kështu për spektaklin e radhës.

Poll