Kukësi do të luajë të premten kundër Partizanit, sfidën e vlefshme për javën e 32-të të Superligës. Një takim që mund të përcaktojë jo pak për fatin e dy skuadrave që luftojnë për titullin kampion.
Përqendrim, përgatitje dhe mirënjohje. Këto tre elementë po shoqërojnë Kukësin gjatë këtyre ditë stërvitjeje para sfidës kundër Partizanit.
Pikërisht mirënjohje nga ana e trajnerit të Kukësit, Ernest Gjoka për dy pjesëtarët e tij të stafit teknik te verilindorët.
Në një foto të postuar në profilin e tij në Facebook, Gjoka i cilëson si "heronjtë e heshtur", zv/trajnerin e Kukësit, Fatjon Tafaj dhe trajnerin e portierëve, Gut Tafaj.
Poll