
Pas 6 humbjeve rradhazi skuadra e Skënderbeut u rikthye te fitorja ndaj Laçit. Korçarët morën një fitore të rëndësishme për ecurinë në kampionat pasi një fitore e tillë sjell edhe entuziastin në skuadër. Në një intervistë për "SuperSport" ka folur dhe sulmuesi Otto Jonh i cili është shprehur se Skënderbeu mund t'ia dal edhe ndaj Flamurtarit në ndeshjen e radhës.
"Ndaj Laçit ishte një ndeshje e vështirë, por morëm një fitore tepër të rëndësishme. Dëshironim ta fitonim atë ndeshje, luftuam shumë për ta arritur, për skuadrën për trajnerin dhe për tifozët. Jemi të kënaqur që morëm rezultatin që deshëm dhe tashmë shpresojmë të marrim të tjera rezultate pozitive.
Sfida ndaj Flamurtarit? Ndaj Flamurtarit mund t'ia dalim. Të gjithë e dinë kush është Skënderbeu dhe kapacitetet që ka kjo skuadër. Ne nuk i trembemi askujt dhe ndaj Flamurtarit do të tentojnë të marrim 3 pikët. Do të japim më të mirën dhe besoj se mund t'ia dalim.
Atmosfera në skuadër? U kthyem pas pushimeve dhe pësuam disa humbje, por tani çdo gjë e kemi lënë pas dhe atmosfera në ekip është e mirë. I gjithë grupi është duke punuar fort. Personalisht ndihem mirë dhe të gjithë ne po përpiqemi maksimalisht për të arritur rezultatet që duam", u shpreh Otto John.