Nesër, Skënderbeu do të luajë kundër Dinamos së Kievit, ndeshje e vlefshme për fazën e grupeve në Europa League. Korçarët të drejtuar nga trajneri Ilir Daja do të kërkojnë një rezultat pozitiv në stadiumin “Elbasan Arena”.
Ndërkohë në Ukrainë kanë nisur të shkruajnë për këtë përballje, ku një rëndësi e madhe i kushtohet pikërisht portierit të korçarëve, Orges Shehi.
Mediat ukrainase evidentojnë faktin se portieri i Skënderbeut është lojtari me moshë më të madhe në këtë kompeticion. “Është lojtari i nëntë mbi të 40-tat që luan në UEFA dhe është më i madhi që merr pjesë në kompeticionin e sezonit”, shkruajnë mediat e huaja.
Kujtojmë që ndeshja mes Skënderbeut dhe Dinamos së Kievit luhet nesër në orën 21:05 në stadiumin “Elbasan Arena”. /Newsport.al/