Trajneri i Skënderbeut, Orges Shehi pas fitores 2-1 me Laçin është shprehur se është i lumtur për fitoren, por mbi të gjitha se i kishin harruar shijes fitores. Tekniku është shprehur se tashmë skuadra është më e plotë dhe do të ngrihet përsëri.
Përsa i përket humbjes me Partizanin, Shehi ka thënë se skuadra nuk ishte gati, pasi kishte shumë dëmtime.
“U ktheym tek fitorja pas shumë javëve. I kishim harruar shijen fitores, sepse e dime për tre pikët, por shijen e kishim harruar. Më vjen mirë edhe me lojtarët e rinj që po përshtaten. Sibo është një lojtar që ka ardhur në janar, është i huazuar, kemi vendosur ta hedhim në fushë, sepse ka cilësi dhe është një lojtar që bën shumë punë, kurse Pëllumbi është një lojtar që ka shumë besim dhe i kam dhënë minutat dhe jam shumë i qetë duke e patur në fushë. I kam qejf lojtarët e rinj. Për portierin Dajsinanin, ishte një zgjedhje që e mendova pas ndeshjes në Krujë, për t’i dhënë një qetësi Aldos, për t’i dhënë më shume besim Dajsinanit, sepse e shoh edhe në stërvitje, kështu që vendosa të startojë me të. Pevran është një lojtar me shumë cilësi dhe është një lojtar që na bën shumë punë. Kemi skuadër me kualitet, kemi skuadër të re, skuadra do të rregullohet. Kemi shumë të huaj dhe në fushë lejohen vetëm 4. Pas 4 humbjeve, skuadra u stërvit shumë mirë, por patëm dëmtime dhe akoma nuk ishte skuadra e plotë dhe me Partizanin nuk ishim të plotë. Tani Skënderbeu do të rikthehet në rrugën e vet”, është shprehur Orges Shehi.